Fryma poetike e së dielës me poeten;-Barie ÇUPI
Nuk e di…
—————————–
Unë të desha,
të desha aq shumë
gjer në sfilitje nga mëkatet e tua,
tani vetëm jam,
e nesër prapë kështu do jem,
e ty sërish s’të them dot”të dua”
Madje më ke vjedhur kohën,
rezervova librin e jetës për ty,
të fola,
të ndërtova,
të desha çuditshëm,
theva ligjet e shpirtit,
sa qindra’herë ma ke thënë-s’të dua-në sy,
më trembe buzëqeshjen,
të zhbëja faktin,eca shpin’kërrusur,
jetova lot’këputur,
padashje ndoshta më urreve,
nuk e di…
retë më zunë diellin,
apo ti më zhgënjeve?
Zoti më harroi kur mbeta në k’të trill,
a’herë,kur bora thyente pemët çdo fundprill.
Ti sot…s’më sheh dot,
por zëri im të ka mbetur si zile e caktuar,
netët si dikur,nuk janë më bujare,
as Universi nuk fle në të harruar,
fatet janë të trishta,
vdekja i pret të gjithë,por nuk jep mundësi,
lojërat e ditës t’i shpërfilli dikush tjetër,
e dhimbshme të shkruash të vërtetën në letër,
të desha…
çuditërisht humba fillin,
nuk e di,
tani kam shtruar drekën,
hajde uluni fëmijë…
/www.qendrapress.com/