Fryma poetike e së dielës me poeten:-Bjondina AGOLLI

Në Botën që Harron të Dojë!

—————————————-

Në rrugë ku hapat rëndojnë nga dhimbja,

jetojmë mes britmash që s’i dëgjon askush.

Dashuria u tret si tym në erë,

respekti u shkel nën këmbë, pa zë, pa kush.

Njerëzit vrasin pa pikë mëshire,

jo gjithmonë me armë, por me fjalë, me heshtje.

Me urrejtje që rritet si plagë e hapur,

me zemra të mbyllura ndaj çdo ndjeshmërie.

Fëmijët mësojnë dhunën para ëndrrave,

të rriturit harrojnë ç’do të thotë njeri.

E vërteta blihet, drejtësia shitet,

ndërsa shpresa lutet të mos vdesë sot, as nesër, as kurrë.

Po prapë, diku në errësirë,

një dritë e vogël guxon të rrahë.

Një zemër që refuzon të urrejë,

një shpirt që zgjedh të falë.

Sepse njerëzimi nuk vdes nga plagët,

por nga mungesa e dashurisë.

Dhe bota s’ka nevojë për më shumë fuqi,

por për më shumë zemra që dinë të ndiejnë

/QendraPress/