Fryma poetike e së dielës me poeten:-Blerina BEHARI

JETË,KU JE?
—————————–
Në kërkim të jetës time, në ditët e lagura
gjeta qumështin që zbardhi ditët e mia.
Nëse pyetjet shkuan në lumin pranë shtepisë sime,
braktisja qau pranë një qeni që kerkonte të zotin,
duke u sfilitur derisa bëri gropën e tij
me rërën e gërmuar që fundosej.
Ende dëgjohet ulërima që prek shtëpinë e Zotave .
U habita nga korbat që fluturonin mbi kryet tona
me krra-të e tyre që tejshponin qiellin.
Larg, shumë larg çante lartesitë një
shqiponjë derisa ajri rrallohej e korbat
plandoseshin në mendime shqiponjash…
Ja atje tej më përshendeste oxhaku me tymin e vdekur.
Një shkendijë më tundi shpresën e pafjalë.
Ne cakun e sê vêrtetës
një libër vajtonte te zotin e arratisur në amëshim.
Iluzione që ikin, ikin e vijnë
e rrozgat e lumenjve permbytin male e fusha
Oh ,jetê !
Ku je?
Ku u arratise duke marrê ajrin qe ndali kohên;
dhe trupa, trupa që nuk jetuan…
/QendraPress/