Fryma poetike e së dielës me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ

DIFERENCA

————————-

U mundova të jem një vijë e hollë

Që ndan të mirën nga e keqja

Një presje që bën diferencën

Një lot që lind nga gëzimi.

U mundova edhe atëherë

Kur gërryeja jetën me thonj

Kur fryma pakësohej

Dhe pullazi më binte mbi kokë.

U mundova edhe kur pikturoja hije

Sepse e tillë më dukej vetja

Kur kapja të padukshmen me duar

Dhe shihja të zezën në çdo pikë.

A ja dola?

Nuk e di.

Ndoshta mbeta veç një vijë,

Ndoshta një shtizë.

Diferenca vjen nga ti.

/QendraPress/