Fryma poetike e së dielës me poeten;- Brenda GOJANI

POEZI

————————

Se ç’më mori një mall ,

E bota pushoi akrepat e orës,

Mbetëm vetëm unë dhe ti,

E imja poezi.

Kur bota më la,

Më erdhe ti poezi,

Që unë ta lashë emrin,

E imja dashuri.

Ti poezi,

E imja lumturi,

Që freskon shpirtin tim,

Të etur për dashuri.

/QendraPresss/