Fryma poetike e së dielës me poeten:-Brixhilda DEDE

SI TA ZGJOJ DASHURINË
—————————–
Dashuria nuk fle nga lodhja,
por nga mungesa e syve që dinë ta shohin.
Ajo nuk zgjohet me zhurmë, as me premtime,
por me përgjegjësi, me ndjeshmëri
dhe me guxim për të kuptuar.
Ndoshta nuk pret të zgjohet…
pret thjesht të mos keqkuptohet më.
/QendraPress/