Fryma poetike e së dielës me poeten:-Brunilda MUSAI

Afeksion

————————–

Kjo mbremje sonte po buzëqesh me yjet,

E Hëna e heshtur po zbret dalëngadalë.

Panoramë e bukur bora zbardhon pyjet,

Endem brenda heshtjes e më zhyt në mall.

Te qeta mendimet flasin butësisht,

Udhëtojnë mes ëndrrash k’te mbrëmje ndriçojnë.

Yjet edhe hena shikojnë qetësisht,

Dritat si vegime diçka përjetojnë.

Kjo natë sonte përputhet me qiellin,

Duket kjo mbremje moment lumturie.

Ne të nesërmen do xhelozojnë Diellin,

Magji e natyrës, afeksion dashurie.

/QendraPress/