Fryma poetike e së dielës me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

MALL I PRUSHUAR
———————————-
Aromën e atdheut ,
Shpirti,çmendurisht ,nuhat,
Më merr malli,
oh, si digjem për Shqipërinë!
Një dashuri, që kurrë s’ka kut ta mat,
S’më lë as këtu në të ëmblën, Dardaninë.
Bimëzemrën e saj ,Kosovën e lashtë,
si vërtitem vargut, si rrufeja në qiell,
ky vargkrisuri më ngacmon shpirtin të flasë,
Kjo oshtimë shpirti mallin ma ndjell,
Aqsa drithëron dhe të ftohtin në diell…
Një diell prillian i akull si vetë vdekja,
Mbase dhe koha ftohtësinë e ndien …
“Sa rëndë malli peshuaka!” shprehet heshtja…
“Bijëza jote, jam e tillë, mbeta,
Paçka se jetoj vitesh larg teje…
Mallin rrugëve lotshëm treta,
Dashnia për ty më gulfon
rrëmbyeshëm ndër vena.
Vjen furrishëm oshtima
e bjeshkëve të Tropojës,
ku linda e klitha ,
Era e dallgëve detare më deh sërish,
Tiranës metropol, ku rininë “prita”,
Ndaj idile poemash , vargje meteori nis.
Mos më thoni se ,
qenka çmendur kjo çikë malësie,
Se në krijimet e mia këngërova mall Shqipnie,
Dhe dhashë kushtruese mesazhe lirie….
/QendraPress/