Fryma poetike e së dielës me poeten;-Dava GJOKA

ERDHI PRANVERA
———————————-
Hyri sot Marsi , erdhi Pranvera
E pamje tjetër natyra ka marrë
Dhe manushaqja e luleshqerra
Bashkë me Pranverën sot paskan ardhë
Dhe dallëndyshet nisën fluturimin
Folenë e re për ta ndërtuar
Natyra ngadalë po e bën zgjimin
Bashkë me bilbilat duke kënduar
Pranvera ngadalë trokiti tek dera
E Dimri na tha sot ” lamtumirë”
Manushaqja e bukur dhe luleshqerra
Më sollën Pranverën ,sot në të gdhirë
Në shpirt e ndjeva aromën Pranverë
E ditës së re i buzëqesh
Dhe dallëndyshja sa erdhi në derë
Bashkë me Pranverën më tha “mirëmëngjesi “
Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 1 Mars 2023
/QendraPress.com/