Fryma poetike e së dielës me poeten;-Drita DEKAJ

KA NDRYSHUA KREJT PLANETI
—————————————–
Lulëzoi fusha edhe mali.
Bariu çoi dhëntë nga stani.
Zotnia zbriti nga kali.
U zgju nga gjumi dhe gomari.
Lepurit i iku friga…
me mashtrua fort mir po dika.
Edhe breshka mori kamë.
Ec e ec në mujsh me zanë.
Ujku n’dele u shëndrrua.
Gjithë dynjaja me besua.
Dhelpra e pula kok më kok.
Me ba be se jan ba shok.
Dhe çakalli bashk me dhi
Kan ra n’paqe n’rehati.
Miu bashkë me një arushë.
Në një rrjet kënkan zanë ngushtë.
Miu tutet jashtë me dal.
Macja jetën nuk ja fal.
Dhe arushës i iku nami.
Qysh se e zuni në rrjet çobani.
Dit e natë e diell e hanë.
Po çuditen për krejt dynjan.
Dhe natyra me pemë e zogj.
Po çuditet fort e fort.
Si erdhi kshtu ditë zeza.
Pulen tash po e mëson veza.
Boll keq erdhi terezia.
Prindërit me i sundua fmia.
Spo ka dasma e spo lindin fmi.
Bashkë martohen dy gjini.
Burra gra martohen ndër veti .
Ka ndryshu krejt planeti .
Mos më lan fundin me ardh.
Mbajeni familjen qelibar.
Mos t’jau marr mendjen i huej .
Banju zotët e vetes tuej.
/QendraPress/