Fryma poetike e së dielës me poeten:-Drita DEKAJ

MEDITIM…
——————-
Zot na fal e ki mëshir.
Pse treten njerzit e mirë?!
Kur të vjen jeta plot hile.
Bahen vrasje në familje.
Koh e keqe që jem tu jetua.
Kan ndrru rolet burri me grua…
Gruja ka mar drejtimin e shpis…
Vlera e burrit ma posht se e fmis…
Ti o zot e perëndi.
Mbi çdo gja ti ke fuqi.
Nëpër familje dërgo shpres.
Së jena ba për faqe t’zez.
Zot, kthejau burrave burrerin
Më drejtësi ta drejtojn shpin.
Për familje ai të përgjigjet.
E pak ma fort ti shtrengojn ligjet.
Zot po t’lutem tu shpresu n’ty.
Së gjitha punt mar ke me i kthy.
Ktheja vlerat burrit siç i takojn.
E vertet ,zot shpiet atij ti thon.
Ti zot kur krijove dynjan.
Grave u le barrën ma t’ran.
E grat ateher kan pas durim.
Dhe familja ka pas bëkim…
O zot ti na jep durim ne grave.
E t’rrijm larg gjitha belave .
Na jep sy e mën në kry.
N’punt e burrit mos mu përzi.
Zot kthe faqe e na jep mën.
Ktheje familjen ku ka kën.
Gjith secili rolin e vet në shpi.
Bane zot kyt mrekulli.
Ti drejtoj zot lutjet pa hile.
Ndihma jote na jep zgjillje.
Ktheja familjes vlerat si i ka pas.
T’jet e shënjt para tan dynjas.
Bodh o zot na vune n’prov.
Jepi mënd burrave të drejtojnë.
Të sillet jeta siç ka nis…
Gra e fmi lezeti i shpis.
/QendraPress/