Fryma  poetike e së dielës me poeten;- Drita Rubjeka ZENELI

Dielli u zgjua,

——————————-

Rrezet më të gjata në ditën e muzikës zbriti,

Si tela të harpës që rrëshqasin në një kënd me tingullin,

Aliazh tingujsh në zenitin qiellor ,

Festival notash që rrezojnë ditën e gjatë,

Më të gjatën e vitit,

Festë tingujsh lart,

Ndër yjet që ndriçojnë natën e shkurtër,

Më të shkurtër të vitit,

Aliazh hyjnor i Krijuesit,

Liturgji hyjnore,

Notat,

Rrezet,

Yjet,

Festojnë tingujt e jetës,

Muzikën e përjetësisë,

Edhe të përtej jetës,

Aliazh hyjnor.

/QendraPress/