Fryma poetike e së dielës me poeten:-Era ERA

Dua te këndoj me ty sot
=========================
Jo veç sot po mot për mot.
Te kërcej ashtu siç di unë
Mos qesh se për besë di shume.
Ti i qan Tana vallet
Ndërsa unë me ty qaj hallet
E di pra sa sekrete te miat ke zbuluar ti.
As mikes t’ime te vjetër nuk i kam folur
për te fshehtën dashni.
Veç ty e diellit për bese
Çdo gjë me pik e presje.
Ti lozonjar luan me mua e
ndërsa dielli qeshte
Ti thua ec mi mos u druaj hidhu
brenda meje ashtu siç beje ku ishe femi”
Ej o shoku im nuk jam me ajo
vashëza 20 vjeçare po kalova mbi dyzet e tri
/QendraPress/