Fryma poetike e së dielës me poeten;-Ermira BEZATI

Ti e do të bukurën!
——————————
Ti e do të bukurën.
Atë që e sheh vetëm njëherë në jetë!
Mos shko larg dëgjomë, ajo tek ti vjen vet.
Mos e kërko mes yjeve,
se ylli nuk zbret në tokë,
ai i përket një tjetër botë.
Mos shko të shqetësosh as hënë,
S’ke pse i’a plas asaj zemrën.
Kërkund mos e kërko,
As në erë,as në fllad,
As në fushë dhe as në mal,
As në degë trëndafili,
As në zërin e një bilbili,
As në gush e as në faqe,
Jo de Jo as në aromën e një manushaqe.
Në lulet e qershisë ajo s’ka çelur,
As në degë ullinjsh të vjelur.
Për mbi tokë ajo po ecën,
Aty ku fjalët ngecën,
Në të cilat gjen shërim,
Brenda zemrën ku s’mbetesh jetim.
Mos kërko në lumë e përrua,
Apo në një lule ftua.
Në do të më dëgjosh mua,
Nëse po kërkon një grua,
Nëse prej saj kërkon bukurinë,
Telashet e saj po mban mbi shpinë.
Janë të rënda si mban dot,
Ndaj mos i kërko kotë,
Bukuria si veriu,
Kujt i ra dhe nuk e mpiu,
Kush e mori dhe dot se preku,
As për së gjalli, e as i vdekur.
Ti e do bukurinë!
Atëherë shiko rreth teje shoqërinë,
Ajo që të shfaqë përzemërsi,
Brenda fjalëve mban dashuri.
Shiko dy sy të ëmbël,
Që të futen direkt në zemër.
Shih dy faqe teksa skuqen,
Përngjasoj buzët me Burbuqen.
Për këtë bukuri e kam fjalën unë,
Ajo është pranë teje,
s’duhet shumë punë.
Duhet vetëm t’a vëzhgosh,
Dhe më s’do t’a lëshosh.
/QendraPress/