Fryma poetike e së dielës me poeten;-Ermira IFANDI

NJË DËSHIRË.

—————————

Në këpucët e fatit

kam shkruar një dëshirë

nuk u lexua nga asnjë nuse,

në asnjë dasmë,në asnjë gëzim.

Në këpucët e fatit

që këmbët e tua nuk i deshi

vajton e paplotësuar një dëshirë

lidhur sytë dhe duart me zinxhirë

/QendraPresss/