Fryma poetike e së dielës me poeten;-Farie BISHA

E vërteta e ëndrrave të mia…

—————————————-

 rrjedh si uji i një ujvre

. Zgjat duart të mbaj diçka,

 rrëshqet pa ndaluar poshtë,

ashtu si rrjedh edhe koha.

Kur në udhëkryqet e jetës,

në mëdyshje u ndodha,

 si konstelacione yjesh

ëndrrat tregonin.

Edhe kur nata binte mbi tokë,

me shpresën e fshehtë,

me dashje a jo

drejt tyre më drejtonte sensi i gjashtë.

Si Ariana në labirintin e Kretës,

 rrugën me anë të fillit të kuq gjente.

Ëndrrat e bukura… pa to,

 jeta do të ishte purgator i errësuar.

Të reja shpesh lindin,

të parat për t’i shuar,

 si Feniksi që ngrihet nga hiri,

nga çdo humbje merr fluturimin.

Ëndrrat e mia të shtrenjta,

me këmbë në tokë ju dua.

Njëra pas tjetrës sot ju ndjek,

akoma më e bindur.

Veç, në një konstelacion të ri,

 ndoshta…

Farie Bisha Luzern 11.4.25

/QendraPress/