Fryma poetike e së dielës me poeten;-Fatmire BERISHA

VETJA IME FALMA
————————————
Më fal, të lutem me mijëra herë
Dola kundër teje, të lëndova
Po mbroja të tjerët, pa e kuptuar
Se ty të shkatërrova, e di gabova
Sa herë të shtypa dhe të lëndova
Kurrë nuk të pyeta, a je mirë
Sa herë më përgojuan
Të ngulfata si me zinxhirë
Kohën ia kushtova atyre
E ty vetja ime
Të murosa mes muresh të larta
Si kala e pa thyeshme
Po ç’fitova në fund
Një boshllëk
Mungesë respekti
Nga ata që ti i quaje miq
Dhe tani ç’kam marrë
Një forcë më shumë
Të luftoj për ty vetja ime
Të mos vrapoj më pas llumëve
Sytë e mi u hapën
Dhe pashë dritë përsëri
/QendraPress/