Fryma poetike e së dielës me poeten:-Fetije Jashari BYTYÇI

Viti i  Ri me mall e shumë dashuri

———————————————-

Me një mal malli ,po e përcjellim edhe një mot

 Për të pritur mëngjeset e vitit të Ri
Bashkë me pulëbardhat që në qiell e bëjnë

Kordonin e dashurisë njerëzore,

Mbi intrigat e shkuara si kohë e kaluar.
Me retë e ikura  kur del ylberi

E moti i ri do të jetë ardhmëri me stuhi të mundura

Me nënqiellin e vitit të Ri do të ketë më shumë

Dashuri e më shumë urti ,me shumë nder

Për të rënët, që janë letërnjoftim për këtë liri

Netët e fillmvitit do të jen si ABC-ja e një mbarësie
E viti që po që vije të bëhet vit shekulli

Me zjarrin e shpirtit të thurim himnin e lumturisë.

/www.QendraPress.com/