Fryma poetike e së dielës me poeten:-Fitnete Bashota KRASNIQI

SI HYJNESH
———————–
Këndova këngën si hyjnesh,
edhe pse lash asht e rrasht
për këtë tokë për këtë dhe-
si vajzë e re,
e dhimbjet i mbajta ma burrnore.
Po koha m’gremisi
m’përplasi përpara ditë të egra,
plot skëterrë,
edhe britma ime pushtoj bjeshkët-
e pashë se dhimbjen time
kush s’ma hoqi, e kush me vete se merrë.
Këndova këngën si hynesh
në mes plumbave e predhave
që ma gjymtyn shpirtin
e më lanë pa një krahë,
po n’krahun tjetër kam mbështjellê frymën
e flamurin kuq e zi;
e Zoti na ruan
e yjet na bëjnë dritë përmbi.
Luftova edhe unë
për këtë tokë, për këtë dhe
e si shpërblim fitova veç varfêri
pa kulm mbi kokë,
e mbrenda mureve të djegura
dilte vetëm tym i zi!
Nëpër vite, si hyjnesh,
Se ndalova këngën:
i kêndova edhe varfërisë-
e koha e egër u mbush me djaj,
m’gremisi,
shpirtin ma coptoj, ma grisi,
po jo kurrê s’ më ndau nga rrisku!
Toka jonë u mbush plot grabitqarë,
kush më pak e kush më shumë të marrë!
E grryen e shkatrruan
gjakun e heronjëve
e harruan!
E shpirti m’rrin si katran i zi-
e vetes i them:
si i mbanë toka përmbi?!
E unë prapë këndoj këngên si hyjnesh
se ka sprovë mbi këtë tokë ,
mbi kêtë dhe;
shpesh fati nga duart na rrêshqet,
po liria,
nga gjaku i derdhun i dëshmorëve,
festohet çdo vit.
/QendraPress/