Fryma poetike e së dielës me poeten;-Flutura YMERI

Më josh bukuria jote!

———————————-

Me joshi bukuria jote,

Si hëna natën në qellin plot yje !

Si vesa mbi lulet e majit,

si kënga e bilbilave në pyje !

Më joshi vështrimi yt i thellë si deti,

si një mister i pa fund dashurie!

Jetoj me frikën e pasigurisë,

Si një bimë e rritur nën hije !

Me josh çdo lëvizje e jotje,

Veten mallkoj pse jam femër!

Të them të dua kam frikë,

Të hesht do më ngelesh plagë në zemër!

Në dimrat e pa fund të vetmisë,

në vargjet e poezisë më shfaqesh si bohem!

hyjnor si skulptura Odisesë,

Të dua pa frikë në çdo fjalë që them !

/QendraPress/