Fryma poetike e së dielës me poeten;- Gjelina Maçi KEÇI

SA TË DUA NUK MUND TË TË THEM
—————————————————-
Veç pak të më largohesh,
Agu nuk lind si më parë .
Duket sikur zotat e mi koten,
Sikur fryma në dysh më është ndarë.
Pranverë ke mbirë, dimrave të mi,
Dhe unë për ty ribëra shpirtin tim të ri.
Ëndrrat mbathur me diell e veshë m’i ke n’flori,
Sytë e tu, gjithësia dritë për sytë e mi!
Se sa të dua, nuk mund ta them,
Përpiqem, por e pamundur për ta përshkruar.
Tërë pasurinë e botës, në dorë ta kem ,
Me dashurinë tënde kurrë s’e kisha ndërruar.
Ndaj, kuptomë, kur jam larg me ty ,
Nuk shkon dita, ajo digjet si në një zgarë .
Shpirti larg teje unshëm, gjithnjë, dashuri
Dashuri si kjo e jona, që kurrë nuk është parë
/QendraPress/