Fryma poetike e së dielës me poeten;-Halime MUSA

PRINDËRVE

——————————–

Sa do rri zgjuar e shkruaj vargje

E mërzisë ti dalë për ballë

Si shigjetë në shpirt më shpon

Dhembja ime pikon veç plagë.

Nëna ime që gjithmonë në sofër

E kishte lënë një vend të zbrazur

Derën kurrë nuk e kishte mbyllur

Por natë e ditë e kishte lënë hapur.

E babai me kishte pritur te shtegu

Ku për herë të fundit me ka përcjell

Aty nën hije ku pinim kafe bashkë

Duke pritur kur po kthehem prapë.

Eh kurbeti është fushë e gjerë

Zemër ngrirë e kopshte ka plot

Rrallë herë këtu këndojnë bilbilat

Gongjet çelin lule por u marrë erë kot.

Me 4 qershor 2024 Gjermani

/QendraPress/