Fryma poetike e së dielës me poeten;-Irena HOXHA

MASHTRIMET
——————–
Eh, sa të thella mashtrimet,
e të dehin, si gota e rakisë!
E si me një shkop magjik,
kungullin, në karocën e princit formojnë,
dhe si Hirushen të veshin,
“fustanin e nusërisë”!
Kërcejnë e këndojnë nën dritë të Hënës,
me zemra të thyera e gjak derdhur,
si uji prej shtëmbës!
/QendraPress/