Fryma poetike e së dielës me poeten;-Katerina BARBIERI

Prag-vjeshtë
————————
Mahnitur nga koha dhe ngjyrat e vjeshtës
që me penelin e florinjtë,shpirtin m’pikturon,
dy mollëza rozë si lulet e pjeshkës,
dhe qiellin me harqe ylberesh frymon
Ndaj gushti dehet nga mjalti i stinës,
dhe puthjet vërshon mbi gjethen e artë,
si vals i ndezur në tingujt e violinës,
prag-vjeshte e zbehtë,mbi gjoksin e zjarrtë
Çdo gjethe që bie ësht flutur dashurije,
që struket e brishtë nën flladin plot ethe,
dremitjes gushtit me psherëtimë nostalgjie,
pëlhurë e kuqrremtë e ndarë në rrethe
Prag-vjeshte e trazuar me çapin-tërkuzë,
flirton si një pupël e lehtë nëpër muzg,
Dhe zogjtë braktisin folenë në tufë,
me mallin gjerdan mbi sy e mbi gushë!
/QendraPress/