Fryma poetike e së dielës me poeten;-Kristina Ndoci TINA

Dua!

—————–

Sa dua aromën e Shqipërisë,

dua prehrin ku m’zu gjumi,

dua pragun tim të vegjëlisë,

dua djepin që më përkundi.

Dua vatrën ku u shtru sofra,

shpin e vjetër unë prej gurit,

dua prindër,vëllezër e motra,

uj me pi nga bucelë e drunit.

Dua mjalt prej atyne bletëve,

që kullosin ndër trojet e mija,

pagjumësinë e atyre netëve,

kur në djep më qanin fëmija.

Vesën e mëngjesit të vendit tim,

e dua blegërimën e qengjave,

dua aromë vendlindje n’zgjim,

dua dashurin tu uroj brezave.

Dua shi që të bjerë mbi tokë,

që mbi kokë të mbaj qeleshe,

hidhërimin e lot na largo zot,

dua n’buz vetëm buzëqeshje.

Dua prapë si dikur në lëndina,

të mbledh shërbel e lulëkuqe,

dua kodrat ku unë rrëshqisja,

lodrat që luanja si vogëlushe,

Unë dua Diellin edhe Hënën,

dua yjet në hapësirën qiellore,

dua imagjinatën dhe ëndrrën,

dua detin dhe fushat pjellore.

Dua shkollën ku unë mësova,

dua vargje shpirti që t’shkruaj,

dua kangët shqip që këndova,

historinë e të parve që ta ruaj.

Flamur me shqipe dykrenare,

se jam shqiptare bij Kastrioti,

dua dhe për këtë jam krenare,

sepse gjak Arbri më fali zoti.

Natyrën e bukur në çdo stinë,

dua jetën të jetë pak ndryshe,

gjakun tim dua dhe miqësinë,

çdo jetë që lind, pa mëdyshje.

Për Shqiptarinë dua bashkim,

se kemi n’vena gjak shqiptari,

Shqipëri etnike t’jet vendi im,

një flamur e himn t’ket vatani.

/QendraPress/