Fryma poetike e së dielës me poeten;-Linda SHAQIRI

Hienat
———————–
Ato ikën pas, hapave të mi
Plotë vrer shkelën mbi baltën time
Të qelbësuar nga gjethet e stinëve,
I stolisi ferri i Dante Aligierit.
Ato ikën jo nga unë, por nga hija ime,
Nga emri im i gdhendur në kthetra Shqiponje,
I pushtoi heshtja para syve të etur,
Qëndisur me copëza merimange.
Pas hijes time pëshpëritën marrëzi,
Ngelën skllevër të hapave të mi,
Pas shpine…britma…
Aty ku kanë vendin hienat dhe korbat e zi
Prej tradhtari
/QendraPress/