Fryma poetike e së dielës me poeten;-Linda  SHAQIRI

Fjala ime jam unë

————————————-

Në heshtje e mbaj shpirtin zgjuar.

Jam lodhur, por s’jam thyer.

Jam rrëzuar, por u ngrita me dinjitet.

Brenda meje, dhimbja u bë dritë,

jo për t’u ankuar,

por për të thënë të vërtetën.

Shpirti im s’kërkon duartrokitje,

kërkon sinqeritet.

Dhe fjala ime peshon

sa një zemër që s’tradhton.

Unë jam ajo që mbeta,

kur gjithçka u përpoq të më ndryshojë.

/QendraPress/