Fryma poetike e së dielës me poeten:-Lola MEÇAJ

Mos ia shpërfillni rudhat një gruaje

————————————————–

Mos i shih rudhat e gruas si tokë e çarë,

etur dhimbshëm

Ruaju përrenjve hasdisur,

fuqisë së dashurisë,

mbjellë edhe mbi plagë

Mos i shih rudhat ndjenjë harruar,

si hiri i ëndrrave shpërndarë,

shihi vullkan me llavën zgjuar,

malin e bën fushë,

fushën sërish mal

/QendraPress/