Fryma poetike e së dielës me poeten;- Majlinda HOXHA

Fryma poetike e së dielës me poeten;- Majlinda HOXHA
Në prehër të maleve, nën qiellin e kaltër,
Ku dielli përqafon çdo lule në agim,
Aty më lindi miqësia me e pastër
Në dheun e bekuar, ku fjala ka nderim.
Flladi më sjell aromën e tokës sime,
Atje ku kënga nis me zërin e nënës,
Ku çdo gur rrëfen një copëz kujtimi,
Dhe çdo shteg më fton në gjurmët e ëndrrës.
Lumenjtë më flasin me zë të fëmijërisë,
Kullat e vjetra – kujtime që s’shuhen,
Në çdo prag shpie fshihet një dashuri,
Në çdo cep toke, s’zhduken. që s’zhduken.
S’ka vend si ti, o djep i shpirtit tim,
Ku loti bëhet perlë, e gëzimi himn !
/QendraPress/