Fryma  poetike e së dielës me poeten;- Marigona ZEKAJ

Bëhu edhe ti…

———————.

E lodhur, por e padorëzuar

E ftohur s’jam, por e pjekur

E pabesë jo, kam nën kontroll besimin

Nervozizëm jo është seriozitet

Mendjemadhësi s’kam, por kam paqe me veten

E injoruar- për t’u ngritur.

E kritikuar -për të qenë një hap para kritikuesit

E padashur- s’jam zgjedh vetë kë ta dua

E pashoqëruar -s’jam , s’dua shoqëri si era

E paditur – jo thjesht dua të di më shumë

E heshtur -po jam sepse tashmë e di çka dua!

/QendraPress/