Fryma poetike e së dielës me poeten:-Miradije GASHI

Antigonë, Zjarri i Drenicës

—————————————

Në Gradicën e Drenasit, lindi drita e shpresës,

Fshat i trimërisë, burim i forcës dhe besës,

Midis maleve të larta, fushave të gjelbëruara,

U rrit Antigona, me nder e shpirt të kulluar.

Në krahët e lirisë, u ngrite si luaneshë,

Me guxim e vendosmëri, sfidove barbarët e pabesë,

Në emër të luftës, zemrën për atdhe e dhurove,

Dhe në çdo betejë, jehonte thirrja: “Pritee Antigoneee!”

Babai dhe vëllezërit, trima të pathyeshëm,

Në jetë e në luftë gjithmonë të besueshëm,

Me zemër për atdhe, pa u ndalur luftuan,

Deri në fund, për liri nuk pushuan.

Dhe ti, me duar të shenjta, plagët ua mjekove,

Në emër të lirisë, jetën në flakë hodhe.

Gradica e lashtë qëndroi, e pathyeshme,

Në gur e rrugë, emri Antigonë mbeti e pashlyeshme.

Antigona e bukur, e re, vetëm 18 vjeçare,

Bija e Drenicës, zemra e Kosovës Dardane.

/QendraPress/