Fryma poetike e së dielës me  poeten;-Mirushe H. MUSA

Parfumi i gruas së bukur

————————————-

Në cep të Parisit, nën hije të vjetër,

ecte si flutur me hapa të lehtë. .

Sytë e saj te bukur si dita me diell,

Shpërndan aromë si parfum në letër.

Engjëllushe duket,është mister i gjallë,

me fustan të kuq, elegancë pa fjalë.

Era e saj – si lulja në mrekullia,

Aroma e saj nuk fshihet nga errësira.

Ajo s’ka moshë, veç histori,

sa sekrete bart nën kapelën gri.

buzëqeshja e saj,flet sa mijëra fjalë,

me shikim të zjarrtë dhe kohën,e ndal.

si freski kalon ,me zërin si bilbili,

e bukura,e dheut aromë, trëndafili,

ajo është poezi,askush nuk sheh tjetër,

Ajo është parfum i lulëkuqeve në letër.

/QendraPress/