Fryma  poetike e së dielës me poeten;- Mirushe H. MUSA

Dasma e luftës :

————————–

Dasmën filluam me dajre e daulle,

Ftuam miq e farefisin për të festuar,

Aty krisi pushka, jo për t’u gëzuar ,

Por krisma pushkësh- për të luftuar.

Dasmorët hyn ne oborr me muzikë,

Shqiponja kishte hapur flatrat në flamur,

Dola bashkë me krushqit,u prina valleve,

Isha krenare – u bëra nusja e maleve.

Shtëpitë digjeshin nga zjarri i luftës,

Dasma vazhdonte me krisma armesh,

Krushqit më trima i pata në histori,

UÇK-ja dasmës sime i printe me krenari.

Duvaku i nuses u ngrit si bajrak,

Ishte i bardhë , u skuq në gjak.

U bëra nuse në dasmën legjendare,

Në vend të kurorës,e kam emrin në lapidare.

/QendraPress/