Fryma poetike e së dielës me poeten;-Natasha LIMAJ

DORA E KËPUTUR
————————–
Ndarja është veprim
Në matematikë
E hidhur pelin
Kur përgjysmon shpirt
Njëshi thyer në dy
Jep 0.5-së
Po, kur ra mbi Ne
Buza që nuk qesh
Akullimë heshtja
Maskë mbi fytyrë
Gati të shkas loti
Edhe, pse je burrë
Unë nëpër gojë
Aman mos pikoni
Dora e këputur
Sa u ngrit avioni
/QendraPress/