Fryma poetike e së dielës me poeten:-Nexha REÇICA
NJË PUTHJE
———————
Përmbi buzë
varë më rri një puthje
do të fluturoj si një flutur.
Përtej lumit,buzë maleve
do të ngjitet në kështjellë
Dhe në mur u muros.
Një puthje ëmbël e shijoj
pasioni më rindizet
E ndaloj e mbaj mbi gjoks.
———————————————
MBRËMJE
————————-
Dielli perëndoi i purpurt
buzë lumit më zgjon një mall,
Kur më prekë puhiza
më përkund si në përrallë.
Yjet ndezën në errësirë
kanë mbuluar retë,
Duken sikur hapin zjarr
vërshon hëna kur ndrin.
Kur ëndrrat rriten
me sy hapur,
Mbi agime të murrme
si kreshtat e ditës.
/www.QendraPress.com/