Fryma poetike e së dielës me poeten;-Nexhi BAUSHI.

Jam unë studenti

————————-

,

ai uragan që than,

harbuar me shpejtësi dritë.

Jam unë rinia,

ajo heshtje që shpërthen,

përplasur mureve kur zërat çirren e grinden.

Jam unë atdheu,

ai rënkim, ajo plagë,

kur grimcat e dhembjes marrin formë në terr,

që jetët, të paudhët me këmbë te mos na i shkelin.

Jam unë shqiptari,

ai zë, ajo frymë,

që fort buçet e ngrihet, të zgjohemi e shumohemi,

rrugët ti tundim, drurët ti shkundim,

errësirën ta zhbëjmë, frikën ta grisim, ta largojmë.

Jam unë studenti,

ajo dashuri e virgjër,

me sy smeraldi si dy copëza deti, që zhuritet,

për plagët balsam të vendit tim.

/www.QendraPress.com/