Fryma poetike e së dielës me poeten;- Raimonda BRAHA

Mos e vrisni jetën …

——————————-

Hej shokë e miqësi

Jeta është një rrugë e gjatë …

sa të mundeni mbillni mirësi …

Se ka ditë me diell

Por ka erresire e natë…

E kjo jetë është shumë e stisur

kur gjuani ditët me vrer ,

është e gjatë e boshatisur ,

edhe ndiheni si të mjerë …

se në jetë do takoni shumë njerëz ,

në udhëkryqet pa kufi

e të gjithë s’dhurojnë mirësi

Nga inati e nga s’mira

ndodh të dalin nga natyra

Se inati i ka rrënjët thellë ,

mbushur plot ego e vrer …

e mos prisni fjalë të mira …

nga njerëzit që dalin nga natyra …

Se në dimër nuk çelin trëndafila…

ato nuk janë më vetvetja …

e shkrehte ju duket jeta ….

Me pahir a me dëshirë

Ndihemi keq ndoshta dhe mirë ….

se kështu e ka jeta .

Kur i humb vlerat e vërteta …

Kur njeriu humb gjykimin e nuk sheh më mirësi

i erren sytë nga zemërimi …

Nuk dëgjon me veshë as nuk sheh me sy …

Prandaj shokë e miqësi

mbillni sa më shumë mirësi …

Mos i vrisni ditët me vrer

jeta jetohet veç një herë …

/QendraPress/