Fryma poetike e se dielës me poeten;- Rajmonda Shyta KOLVANI
Pres borë të bjerë
—————————————–
Sot është ftohtë, ec me hap të shpejtë,
Çdo ditë shijoj gjolit, ecjen mëngjesore,
Varkat përmbys bëjnë gjumë të thellë,
Ndaj nuk zgjohen nga dallgët shamatore.
Mali i Thatë kishte parë një ëndërr,
Dhjetori i kish falur kostum të bardhë,
Bëhej dasmë, martohej veshur dhëndër,
Mbahej me të madh dhe kryelartë.
I pashë borë pak, oriz dasme mbi krye e supe,
Dhe unë sa dua dhjetorit borë të bjerë,
Sytë qiellit grijë, i drejtohem me lutje,
Të gëzohem, fëmijë të bëhem njëherë.
/www.qendrapress,com/