Fryma poetike e së dielës me poeten:-Rakela ZOGA

Të Kam!

——————–

Ti me mendo një çast të vetëm,

Dhe ik pastaj me larg,

Une do të dua dhe padashur,

Se ti gjithnjë me je një shkak.

Ti me vështro një çast të vetëm,

Dhe unë të fut tek sytë e mi,

Aty do luash me qerpikët,

Do puthesh lotë e dashuri.

Ti mos me ik si iken mbrëmja

Unë natën kam takim,

Aty e prek të ëmblin çast

Dhe zhytem ndjenjë e enderim.

E nëse bëhesh zjarr në zemër,

Mos eja se kam frikë,

Në hirin gri të ftohtë akull,

Gjithnjë digjen dashuritë.

/QendraPress/