Fryma poetike e së dielës me poeten;- Remzie Raci REXHBOGAJ

MOS M`I TRAZONI SHKRONJAT

———————————————–

– Se në rrezet e diellit aty Erna më je Ti!

Ju lutem

Mos m`i trazoni dhembjet

Lerëni të lejnë brenda

Në plagë

Se kur i thuri vargjet e dhembjes

Vulën e mjerimit ia vëj kapak

Udhëtoj shkronjave

Dhe vargun e qëndisi për Ty

Në shtratin e ëndrrave i përkundi

Se në rrezet e diellit

Aty Erna më je Ti

Ju lutem

Mos m`i ngatërroni kujtimet

Lerëni ashtu siç kanë qenë

Mërzia sa vjen e më shtohet

E zemra nga dhembja fort po me dhemb

Do derdhi mallin në letër

Se shpirtin si shigjetë po ma godet

Loti rrjedh pa u ndalë

Dhe syrin po ma vret

Shpalos muzën nga lapsi

Rrjedh vetëm loti

Ofshan shpirti sa më s`ka

Dhe këtë ofshamë

Ma dëgjon vetëm Zoti.

/QendraPress/