Fryma poetike e së dielës me poeten:-Sadbere Gagica SPAHIJA

Lëmë
( Në vend të urimit)
——————————–
Të rri mes shkronjave të artit
Në ditëlindjen time
I mas stinët germë për germë
Ndonjë puthje fjalës
Udhëve të vendlindjes endem sot
Sa larg paska ikur koha
Flokët kanë nisur të zbardhen
Ëndrrat të zhdaraviten
Udhëve të mërgimit ngris
Një dolli verë për Ty
Erdhe vonë
Kur unë isha futur
Në strehezë kujtimesh
Diçka më mori stina e vjeshtës
Kur shkruaja vargje naive
Për një romancë dashurie
Që u flak tej oqeaneve
Lermë të fle sonte
Mes dallgësh harrimesh
Të ec nëpër lagjen time
Me diellin në supe
Lermë
Të përqafoj ditën sot
Si dua vetë…
Ndonjë puthjes fjalës ia mora!…
/QendraPress/