Fryma poetike e së dielës me  poeten;-Selvete Dervishi-NIMANI

Shpirti i bardhë

———————————-

Errësira mbulon çdo gjë,

veç një shpirt të bardhë – jo.

Fort i ndjekur nga hienat,

por kot – se s’e zënë dot.

Shpirti i bardhë kurrë s’bie rob,

edhe pas vdekjes jeton në këtë tokë.

Ëndërr e secilit është të dijë si ja del,

që një shpirt i bardhë të jetojë përherë.

Rrini dhe tërë natën zgjuar,

përpiquni,punoni pa u lodhur,

me mall e flori të pa parë –

shpirtin e bardhë s’e ndryshoni ,

as ta ndërroni me ar.

/QendraPress/