Fryma poetike e së dielës me poeten;-Selvije KADRIU

NUK KTHEHEM MË
——————————–
A jam unë kjo
që kaq lehtë
e kthej kokën
dhe nuk kthehem
më prapa
apo jeta e luajti
lojën e saj me mua
nuk e deshi pa djallëzinë
e një vajze ëndërrimtare
atë zjarrin në mua
nga ajo dashuri për ty
andaj kjo zemër e lënduar
më nuk njeh mirësi
në mendjen e lodhur
nga ato kujtime për ty
/QendraPress.com/