Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shega CERIKU

Të marrësh erën e jetës!!!

————————

Çdo nga ne ka emrin e jetës

Çdo kush nga ne ka emrin e ditës..

Se jetojmë për sot..

Dhe sot dua të ofrojmë

shumë buzëqeshje…

S’i është dhe vet dita

Dua të afrojmë mendime

 shpresëdhënëse,

Një tufë me dashuri dhe kushdo nga

ne të marri erën e jetës.

Mirëmëngjesi jetë!!!

Sot u zgjova dhe vesha

mendimet më të bukura..

 Vura një buzëqeshje në fytyrë..

Pak çmenduri në zemër..

Dhe shumë shpresë në sytë e m’i..

Vura në shpirt më shumë muzikë..

Dhe e mbusha mendjen

me shumë mrekulli

që i mblodha nga heshtja..

Kjo është mrekullia e ëndrrave..

Kush nga ne ka frikë që t’i ketë..

Le t’i ndajmë bujarisht një

përqafim fjalësh..

Një grusht të mbushur me ëndrra..

Dhe duart të mbushur plot dashuri..

Në të cilat nuk kërkojnë këmbim..

Sepse t’i je jeta..

Dhe jeta është më e bukur..

 Kur e shpërndani si e qeshura..

 Dhe kështu e quajmë veten jetë..

Se ti dhe une jemi vet shpresa..

 Shpresa e një jetese sa më të qetë..

Duaje emrin tënd..

Emrin e dashurisë!!

 Emrin e shpresës!!

Emrin e ëndrrave të pa fund..

Se jeta je ti dhe unë..

/QendraPress/