Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shpresa Gashi ZURNACI

NATA ISHTE E GJATË

———————————-

Yjet zbresin natën

por nata shumë e heshtur

Dëgjoheshin vetëm hapat e mi

ku i numëroja me zë të ngrysur

që mos të shqetësoja njëri

Me sy të mbyllur meditoja

një fushë të blertë

duke shkarravitur e fërfellitur

si një gjinkallë sa aty e sa atje

Nata ishte shumë e gjatë

sa që nuk doja fare te zbardhte agimi

Doja të takoja princin e ëndrrave te mija

te shfaqet me kalë te bardhë

e të hidhet në përqafimet e mia

Pritja ishte shumë e gjatë

sa s’durohej vetmia

Ju lutesha yjeve te natës

që t’iu binden dëshirave tè mia.

/QendraPress/