Fryma poetike e së dielës me poeten:-Shpresa ZURNACI

JETA ESHTE E BUKUR
———————————–
Thuaj ç’të duash,jeta është e bukur
Thjesht mësoje ta vlerësoni atë
Dhe mos humbni kohën me kotsira
Ti thjesht, përpiqu që ta jetosh!
Falendero herët në mëngjes
Ditën që dhe sot të priti përsëri
Dhe le të jetë koha e gjithë jeta
Një shënjë mirësie për të mjerët
Respekto kalimtarin me buzëqeshje
Edhe nëse ai është si një re e zymtë
E dhuroni një shikim buzëqeshje
Se s’humbet gjë,ditën i rregullon atij
Thuaj ç’të duash
Jeta është e bukur
Ku ka jetë ka dhe dashuri
/QendraPress/