Fryma poetike e së dielës me poeten:-Shukrije GASHI

Drejtësi koketuese

————————-

Planeta jonë t’huajsuar e rrënuar

nga dora e njeriut me shkas lakmie

para e pushtet dhe pak dhimbsuni

koktejve ngjyrash politike u rri mirë

kauzave të rendit të ri global

një garim paqësor qedër-qejfesh large

një lumi fëmijësh zhytur në gjak i pa askush

tashmë as në regjistër numrash ekziston

anipse ata kishin sy si të gjithë

fëmijtë e globit, shumë shkëlqim gazi dlirësie

kumbuese dhe andrra për ylberin në anën tjetër

askush merret me drejtësinë paçavër as hijen saj

arrogancën aureolë hijenash n’ safin e parë

një log perverz burra e gra koketuesish

thurin rrjet marimangash tryezave fotogjene

gati zëshëm dënojnë vrasjet me pahir

veshur me elgancë hiresh pëvujtnie

nga dhimbja kapërdinjë plotë naze harrimin

per ta

Planeta jonë ha vetëveten në lojë fjalësh

drejtësie koketuese…

/QendraPress/