Fryma poetike e së dielës me poeten:-Suela Cenolli ARMATA

Kur jemi bashke te dy

——————————

Natën, kur je brenda meje
dhe Zeusi xhelozon për ne
Plot ego mbushur me maraz
Godet pareshtur me rrufe

Dhe hëna fshehur prapa nesh
për ne do te behet kureshtare
Porsi nje grua plot me pezëm
do rrije te veshtroje ne dritare

Si burrë i çartur vërtitet dimri
Qielli nxin e nata nate
Por ne s’duam t’ia dimë
as për llohe as për shtrëngatë

/www.QendraPress.com/