Fryma poetike e se dielës me poeten;-Teuta BIÇAKU
Edhe imja
————————–
Dhemb edhe dhimbja ime…
Ajo e burgosura
nën vargonj buzëqeshjesh të fildishtë.
Ka nevojë për ndihmë
edhe ndihma ime…
Ajo që fshihet
pas krenarisë së brishtë.
Ka frikë edhe frika ime…
Ajo që fshihet
pas barrierës së paqtë të shikimit.
Lumturon dhe lumturia ime…
Copëtuar në grimca ylberesh
pas pikës smerald të lotit të mendimit.
/www.qendrapress,com/