Fryma poetike e së dielës me poeten:-Valbona HOTI

Unë Zgjedh Jetën

————————–

E dua jetën!

Jo vetëm kur është e lehtë,

por edhe kur më sfidon.

Jam e lumtur,

jo sepse nuk kam dhimbje,

por sepse nuk e lejoj dhimbjen të më shkatërrojë.

Vuajtja?

Ajo nuk më mposht

Ajo më kalit, më forcon,

më bën të njoh vlerën e çdo frymëmarrjeje.

Edhe kur kam lot, unë buzëqesh.

Jo nga dobësia,

por nga zgjedhja.

Sepse e di:

stuhi ka, por kalojnë,

netë ka, por lind agimi.

Të jetosh do të thotë forcë

Të ngrihesh edhe kur je rrëzuar.

Të shohësh dritën,

edhe kur je mes errësirës.

Të gjesh shpresë,

edhe kur të gjithë të thonë që ka mbaruar.

Unë nuk jam thjesht një mbijetuese

Unë jam një krijuese e jetës time

Unë zgjedh dashurinë mbi urrejtjen,

faljen mbi hakmarrjen,

dritën mbi terrin.

Sepse jeta nuk është çfarë më ndodh…

Jeta është çfarë unë zgjedh të bëj me atë që më ndodh

/QendraPress/